Për burrin që theri me thikë vajzën e tij në Deçan kërkohet paraburgim

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 17:36
Për burrin që theri me thikë vajzën e tij në Deçan kërkohet paraburgim

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prapaqan të Deçanit, ku një burrë dyshohet se ka therur me thikë vajzën e tij.

Ndaj të dyshuarit Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Po mund të ju konfirmoj se Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Nikçi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas një “mosmarrëveshje”.

I dyshuari ka përfunduar në pranga.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”.

“Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

(Kosova Sot Online)