Një grua lëndohet në rimorkion e traktorit, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 10:13
Një grua lëndohet në rimorkion e traktorit, dërgohet në QKUK

Policia njofton se dje në Emergjencën e Vushtrrisë ka arritur një grua e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.

Sipas mjekut gjendja e saj ka qenë e rëndë, prandaj është dërguar për në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri, 27.03.2022 – 17:40. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj. Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)