Komenti i Gani Gecit kur Rexhep Qosja flet për moshën e Sali Berishës

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 20:16
Komenti i Gani Gecit kur Rexhep Qosja flet për moshën e Sali Berishës

Rexhep Qosja moshanik i Grida Dumës”, Gani Geci u reagon deklaratave kundër Sali Berishës.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po garon për të parin e Partisë Demokratike, të cilën e kishte udhëhequr për shumë vjet para se të dorëhiqej më 2013 pas humbjes së zgjedhjeve.

Për të njëjtën arsye, së fundi, pasardhësi i tij në PD, Lulëzim Basha u dorëhoq, duke i mundësuar Berishës, i cili u shpall non-grata nga SHBA, rikandidimin.

Një veprim i tillë i Berishës, nxiti reagimin e Rexhep Qosjës.

Ish-kryetari i PD’së, është 77 vjeç. Ndërkohë akademiku kosovar këtë qershor mbush 86 vjeç.

Ky detaj duket se i ka interesuar ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Gecit, i cili në një koment në Facebook, është interesuar për moshën e ish-politikanit nga Kosova.

“E ky Rexhep Qosja mocanik i Grida Dumes mdoket është!!”, shkroi Geci.

(Kosova Sot Online)