Haradinaj i reagon Kurtit për listat e veteranëve, thotë se të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 20:42
Haradinaj i reagon Kurtit për listat e veteranëve, thotë se të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha tash që kryeministri Albin Kurti të merret me çështjen e veteranëve.

Ai ka thënë se sot do të duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura.

“Nuk është koha të merret me veteranët”, tha ai.

“Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe një herë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, tha Haradinaj, duke pyetur se kush është më veteran lufte, ai apo Kurti.

Është fyese kjo çfarë po synon Kurtin me çështjen e luftërave të lirisë. Nuk është koha që tash Kurti të merret me çështjen e veteranëve:, u shpreh ai.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës më herët ka folur për veteranët e luftës në Kosovë. Ai tha se “nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”.

(Kosova Sot Online)