Lexoni edhe:
Zelensky liderëve botërorë: Frika ju bënë bashkëfajtorë
Një vendim pa precendet deri tani – të paktën sa i përket numrit. Rusia mban 400 avionë të marrë me qira, sepse pas vendosjes së sanksioneve firmave qiradhënëse nuk u lejohet të bashkëpunojnë me linjat ajrore ruse.
Kompanitë që japin me avionë me qira, si p.sh. Aercap dhe Avolon, po i humbasin shpresat se do t’i marrin sërish avionët e tyre që u kishin dhënë me qira shoqërive ajrore ruse dhe që tani gjenden në Rusi.
Zelensky liderëve botërorë: Frika ju bënë bashkëfajtorëLexoni edhe:
Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më parë deri tani kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionët me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë.
“Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil komercial,” tha Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimit të Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor. Drejtori i përgjithshëm i Komisionit të BE-së për Transportin, Henrik Hololei, u ankua gjithashtu se avionët që gjenden në Rusi u janë “vjedhur pronarëve të ligjshëm”.
Shkelje serioze e Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar
Pas vendosjes së sanksioneve Rusia aprovoi me procedurë të përshpejtuar një ligj për të parandaluar heqjen e avionëve nga shërbimi. Avionët në fjalë janë të regjistruar në Bermuda dhe Irlandë dhe autoritetet e këtyre vendeve i kanë pezulluar certifikatat e tyre të sigurisë ajrore dhe për këtë arsye nuk lejohen të ngrihen.
Për të ruajtur certifikatat e nevojshme të sigurisë, avionët e marrë me qira thjesht u riregjistruan në Rusi. Por sipas rregullave ndërkombëtare regjistrimi i dyfishtë nuk lejohet. Henrik Hololei tha kjo është një shkelje serioze e Konventës së Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar. Sipas të dhënave të qeverisë rusi, tanimë tek autoritetet ruse janë regjistruar më shumë se gjysma e 515 avionëve të marrë me qira.
Shumica e avionëve të marrë me qira përdoren për fluturime të brendshme në Rusi. Agjencia e Aviacionit e BE-së Eurocontrol gjurmon tani çdo avion që largohet nga Rusia dhe në bashkëpunim me autoritetet në vendet ku ulen avionët, i konfiskon ata. Sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve Interfax javën e kaluar u konfiskuan 78 avionë të tillë që kishin fluturuar jashtë vendit./DW
(Kosova Sot Online)