Profesorët e UP-së zbulojnë një insekt

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 09:51
Profesorët e UP-së zbulojnë një insekt

Ky zbulim u bë në ujërat e bjeshkëve të Jastrebcit të cilat njihet si njëra ndër bjeshkët më të padegraduara në Ballkan.

I zbuluar në Serbi insekti mbanë një emër shqip.

Potamophylax idliri është emërimit i tij, e kjo më një arsye.

“Është gjet në Serbi dhe kemi hulumtu disa vite, emërtimi vjen prej fjalës shqipe i dilire, për faktin se vendin ku është gjet ky lloj në Serbi në malet e Jastrpecit mund të themi që është njëra nga bjeshkët më të pastërta që ka mbet akoma në këtë Ballkan”, shprehet profesori Halil Ibrahimi.

Por ky nuk është i vetmi insekt që Ibrahimi së bashku më koleget ka zbuluar.

“Në vitin e kaluar nga Kosova kemi zbuluar një lojë tjetër që është i të njëjtit grup, Potamophylax Coronavirus,… dhe jemi duke zbuluar dy të tjera që priten në këtë vit të finalizohen…

Zbulimi i fundit i Halil Ibrahim është publikuar në revistën shkencore Zootaxa, që është ndër revistat më të rëndësishme të publikimit të llojeve të reja për shkencën.

Përveç Ibrahimit në këtë zbulim morën pjesë edhe profesori Astrtit Bilalli e Linda Grabci-Kotori.

(Kosova Sot Online)