Tre me tre: Kërcet dajaku në Prishtinë, tre të therur me thikë dërgohen në QKUK

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 10:16
Tre me tre: Kërcet dajaku në Prishtinë, tre të therur me thikë dërgohen në QKUK

Tre persona në Prishtinë kanë pësuar lëndime trupore në orët e para të mëngjesit të së martës dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa bëhet e ditur se të lënduarit ishin konfliktuar me tre të tjerë.

“Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)