Arrestohen dy persona në Vërmicë, u kapën duke kontrabanduar afganë

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 11:36
Arrestohen dy persona në Vërmicë, u kapën duke kontrabanduar afganë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vërmicë, pasi u kapën duke kontrabanduar katër shtetas të Afganistanit.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vermicë, 28.03.2022 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)