Latifi del me një plan, “këto janë 7 shtyllat që do ta transformojnë shëndetësinë”

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 12:02
Latifi del me një plan, “këto janë 7 shtyllat që do ta transformojnë shëndetësinë”

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka prezantuar sot planin e ministrisë që drejton për transformimin e sektorit shëndetësor.

Latifi ka prezantuar shtatë shtyllat e programit të tij për transformimin e shëndetësisë kosovare që janë: Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë sigurimet shëndetësore; Kthimi i “trurit” të humbur dhe ruajtja e trurit shëndetësor që ekziston tani, përmes programeve konkrete në shëndetësi; Qendrat klinike të ekselencës dhe shërbimet e avancuara klinike; Kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese; Proceset e akreditimit ndërkombëtar; Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe- Decentralizimi i sistemit spitalor dhe ri-organizimi i ShSKUK/QKUK.

Ministri Latifi ka prezantuar ndërhyrjet që duhet bërë me qëllim që të arrihen rezultatet e pritura për këto shtylla që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve njerëzore në shëndetësi dhe siguriumin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor cilësor.

“Përmbushja e këtyre objektivave është një proces i ndërveprimit midis hallkave të sistemit shëndetësor, rritjes së përgjegjësisë dhe performancës dhe bashkëpunimit të mirë me partnerët”, tha Ministri Latifi.

(Kosova Sot Online)