
Ukrainasit bombardojnë automjetin rus: Radha për në ferr është rritur pak

Ushtria ukrainase ka publikuar një tjetër pamje me dron. Ajo tregon shkatërrimin e një automjeti të blinduar rus.
Nuk dihet se kur dhe ku është bërë incizimi. Ukrainasit pretendojnë se bëhet fjalë për një automjet rus që po ikën nga fusha e betejës.n"
Misteri i shkronjës “Z” për pushtimin e Ukrainës që po çmend rusët dhe bot…
Mjeti është duke ecur me shpejtësi në një rrugë të zbrazët dhe të shkatërruar, por në një moment shihet një shpërthim i madh.
“Edhe një arratisje e shpejtë nga fusha e betejës nuk i ndihmoi pushtuesit rusë. Radha për në ferr është rritur pak. Le të fitojmë së bashku”, kanë shkruar ukrainasit mbi video.
(Kosova Sot Online)