Ministri Sveçla takon ambasadorin Hovenier

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 15:54
Ministri Sveçla takon ambasadorin Hovenier

Ministri Xhelal Sveçla u takua me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se është rikonfirmuar mbështetja e SHBA-së për objektivat e ministrisë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin z. Hovenier. Bashkë diskutuan për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për synimet dhe prioritetet pas 1 vjeçarit të punës.Ministri Sveçla ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve, si aleat kyç i Republikës së Kosovës dhe është rikonfirmuar mbështetja në arritjen e objektivave tona”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)