Biden, skeptik ndaj Rusisë: Le t’i shohim veprimet e saj tani e tutje

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 20:30
Biden, skeptik ndaj Rusisë: Le t’i shohim veprimet e saj tani e tutje

Pas lajmeve që Rusia do të pushojë përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe Chernihivit, ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili i ka parë me skepticizëm zotimet ruse për rrallim të sulmeve në Ukrainë.

Presidenti Biden ka thënë se duhet parë se si do të sillet Rusia tani e tutje.

Le të shohim nëse do të bëjnë çfarë po thonë. Negociatat vazhduan edhe sot, në Turki dhe tjetërkund”, ka vazhduar presidenti amerikan.

Ai ka folur edhe për takimin me krerët e NATO-s gjatë javës së kaluar në Evropë.

“Kisha një takim me krerët e katër shteteve aleate të NATO-s: Francë, Gjermani, SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar. Duket se ka një konsensus për të pritur se çfarë do të ofrojë Rusia”, ka theksuar Biden.

(Kosova Sot Online)