Inteligjenca britanike: Njësitë ruse po përjetojnë humbje të mëdha, po kthehen në Bjellorusi

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 09:24
Inteligjenca britanike: Njësitë ruse po përjetojnë humbje të mëdha, po kthehen në Bjellorusi

Inteligjenca britanike e Ministrisë së Mbrojtjes, ka dalë me përditësimin e fundit të luftës në Ukrainë, ku thotë se njësitë ushtarake ruse po përjetojnë humbje të mëdha dhe janë detyruar të kthehen prapa në Bjellorusi.

Sipas inteligjencës britanike Rusia ka vështirësi të mëdha për t’i riorganizuar njësitet e saj brenda Ukrainës.

Poashtu paralajmërohet që Rusia do të intensifikojë bombardimet për të kompenzuar humbjet në terren.

(Kosova Sot Online)