Arrestohet e më pas lirohet një i dyshuar në Drenas për “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 10:13
Arrestohet e më pas lirohet një i dyshuar në Drenas për “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në Drenas, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI/ Gllogoc (NN) 29.03.2022 – 11:45. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)