Përkeqësohet gjendja e Dumanit, mjekët nuk ia heqin dot plumbin në shtyllën kurrizore

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 14:24
Përkeqësohet gjendja e Dumanit, mjekët nuk ia heqin dot plumbin në shtyllën kurrizore

Komplikohet gjendja e Nuredin Dumanit, të arrestuarit që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Elbasan.

Dumani është futur në operacion, por mjekët nuk kanë arritur t’i heqin plumbin që i ka mbetur në shtyllën kurrizore, për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktojë ndërhyrja.

Pritet që në orët në vijim, Dumani t’i nënshtrohet një operacioni të dytë, nëse gjendja e tij do të përmirësohet.

Dumani dyshohet se u përfshi në një tentativë për atentat, ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Besohet se objektivi ka qenë Talo Çela, por gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe Dumani.

Ai u arrestua në mbrëmje gjatë një operacioni masiv policor në qytetin e Fierit. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ruhet nga forca të shumta policore.

Dumani dyshohet se është autor i një sërë vrasjesh.

(Kosova Sot Online)