Vëzhgoi me kamera në kundërshtim me ligjin, shteti merr masa ndaj laboratorit

  • G.G /
  • 30 March 2022 - 15:40
Vëzhgoi me kamera në kundërshtim me ligjin, shteti merr masa ndaj laboratorit

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se ka marrë vendim që laboratorit “Avicena – KS” SH.P.K i ndalohet vëzhgimi me kamera. Sipas vendimit Laboratori Avicena detyrohet që brenda tetë ditëve të marr të gjitha veprimet e duhura dhhe të ndalojë vëzhgimin me kamera brenda biznesit.

Sipas ligjit në Kosovë vëzhgimi me kamerë nënkupton marrjen dhe ruajtjen e të dhënave vizuale ose të tjera nga vendet e vëzhguara, ku personat fizikë lëvizin, përmes sistemit të instaluar të vëzhgimit me kamerë, qe bie në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

Ndërsa sipas vendimit të fundit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, laboratorit privat AvicenaKs i është ndaluar përdorimi i kamerave, madje ata kanë marrë urdhër nga ky insitucion, që t`i asgjësojnë edhe të dhënat e mbledhura përmes incizimeve me kamera.

“Urdhërohet “Avicena – KS” SH.P.K, të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë deri me datën e pranimit të këtij vendimi”.

Laboratori detyrohet që brenda tetë ditëve të ndërmerrë të gjitha veprimet e duhura për zbatim të këtij vendim.

“Obligohet “Avicena – KS” SH.P.K, që brenda afatit prej 8 (tetë) ditëve nga pranimi i këtij vendimi të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatim të këtij vendimi dhe të njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi”, thuhet në vendimin e plotë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, gjatë inspektimit ka gjetur se “Avicena – KS ka të instaluar sistemin e kamerave në brendësi të biznesit, për të cilin nuk ka nxjerrë vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë, dhe nuk ka vendosur as shenja paralajmëruese si dhe nuk ka njoftuar personelin për instalimin e sistemit të kamerave.

“Gjatë inspektimit, është konstatuar kjo gjendje faktike: kontrolluesi “Avicena – KS” SH.P.K, ka të instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në brendësi të biznesit, për të cilin nuk ka nxjerrë vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë, nuk ka të vendosur njoftim (shenja paralajmëruese) si dhe nuk ka informuar personelin në mënyrën e duhur në formë të shkruar për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë dhe për të drejtat e tyre”.

(Kosova Sot Online)