Presidenti i Lituanisë: Europa duhet ta ndalojë blerjen e gazit dhe naftës ruse

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 11:24
Presidenti i Lituanisë: Europa duhet ta ndalojë blerjen e gazit dhe naftës ruse

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha në një konferencë shtypi, sipas Reuters, se “Eujropa duhet ta ndalojë blerjen e gazit dhe naftës ruse”.

Ai tha se “regjimi i Kremlinit po i përdor këto para për t’i financuar sulmet ndaj civilëve paqësorë dhe shkatërrimin e qyteteve të Ukrainës”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila u takua me Nausedas në Vilnius, tha gjithashtu më herët se ajo priste që të zbatoheshin sanksione shtesë, pa specifikuar se cilat mund të ishin ato.

(Kosova Sot Online)