Kishte urdhër largimi nga Kosova, arrestohet 33 vjeçari nga Shqipëria

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 15:40
Kishte urdhër largimi nga Kosova, arrestohet 33 vjeçari nga Shqipëria

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë aktiviteteve në parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve ka marr veprimet e nevojshme policore ku sot me 31.03.2022 rreth orës 10:50, gjatë një pike kontrolli në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë kanë ndalur kombin e markës “TRANSIT” me targa 05 të cilin e drejtonte S. P. (33) vjeç shtetas i Shqipërisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në atë pjesë të rrugës.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe gjatë verifikimit në bazën e të dhënave, i njëjti rezulton se ka “Urdhër Largim me Forcë nga territori i Kosovës (Nr. i rastit 2019-YE-58), lëshuar nga Drejtoria e Sektorit Lindje ne Kaçanik deri me datë: 27.06.2024, i njëjti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në lidhje me rastin është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore.

(Kosova Sot Online)