Mehmeti: Trendi i largimit të zyrtarëve policorë është në rritje

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 11:30
Mehmeti: Trendi i largimit të zyrtarëve policorë është në rritje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se trendi i largimit të zyrtarëve policorë nga vendi i punës është në rritje.

Ai në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje deklaroi se nuk ka shifra të sakta se sa është numri i të larguarve.

“Nga viti në vit mund të themi që po rritet. Nuk i kam shifrat e sakta por fatkeqësia është që po rritet”, deklaroi Mehmeti.

Më tutje, drejtori i policisë tha se në testin e  fundit pavarësisht se 125 njerëz aplikuan për zyrtarë policorë, sipas tij ata munduan në testin fizik.

“Vet fakti që e kanë dhënë testin me shkrim 125 veta e nuk kanë ardh në testin fizik, kjo tregon që kemi një problem të natyrës së caktuar. A është problem social a është  i tjerave natyra, besoj që është pak problem për mua me dhënë përgjigje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)