Mehmeti: Një nxënësi të klasës së tetë i kemi gjetur revole

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 11:38
Mehmeti: Një nxënësi të klasës së tetë i kemi gjetur revole

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka njoftuar se tash e një muaj policia është duke e zhvilluar një aksion rreth shkollave për luftimin e dukurive negative, përfshirë përdorimin e substancave narkotike.

Mehmeti tha se rezultatet e këtij aksioni nuk janë bërë ende publike.

Më tutje, ai tregoi një rast ku një nxënësi të klasës së tetë i është gjetur revole.

“Gjejmë thika, gjejmë armë. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjet revole. Thika, mjetet të tjera që ende nuk i kemi bërë publike”, tha ai.

Drejtori i policisë pohoi se ky aksion është duke u zhvilluar nga njësitet civile të Policisë së Kosovës. /Express/

(Kosova Sot Online)