Ukraina thotë se shkëmbyen me Rusinë ushtarët e zënë robër

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 18:43
Ukraina thotë se shkëmbyen me Rusinë ushtarët e zënë robër

Ukraina thotë se ka shkëmbyer ushtarët e zënë robër me Rusinë, këtë të premte.

86 ushtarakë, përfshirë 15 gra janë tashmë të sigurt, ka thënë Kyrylo Tymoshenko, zëvendës-shefi i stafit të presidentit ukrainas në një video-mesazh në Telegram, shkruan AFP.

Ai ka treguar se shkëmbimi ka ndodhur, por megjithatë nuk ka treguar numrin e rusëve të shkëmbyer.

Nga Rusia një gjë e tillë s’është konfirmuar.

(Kosova Sot Online)