Bankat përfituan 21 mln euro në dy muajt e parë të vitit

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 18:49
Bankat përfituan 21 mln euro në dy muajt e parë të vitit

21.1 milionë euro përfituan bankat komerciale në Kosovë në dy muajt e parë të viti 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës është rritur në 21.1 milionë euro në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 16.5 milionë euro sa kishin përfituar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Asetet totale të sistemit bankar të Kosovës arritën në 5.81 miliardë euro në fund të muajit shkurt, krahasuar me 5.35 miliardë euro nga një vit më parë.

Shifrat përfshijnë rezultatet financiare të 11 bankave. Raiffeisen Bank në Kosovë dhe ProCredit Bank janë institucionet bankare më të mëdha në mesin e tyre për sa i përket aseteve.

(Kosova Sot Online)