Deputeti shqiptar në Serbi: Synojmë tri vende në parlament

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 08:08
Deputeti shqiptar në Serbi: Synojmë tri vende në parlament

Të dielën, Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Për këtë çështje foli në A2 CNN, deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, i cili përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës të bashkuar në një koalicion partish shqiptare atje.

Sa i përket pritshmërive nga zgjedhjet e së dielës, ai u shpreh: “Herën e kaluar kemi pasur 3 mandate deputetësh dhe në këtë zgjedhje, më e pakta, është të ruajmë këto 3 vende”.

Ai u shpreh se problemi i Serbisë është opozita. “Problemi i Serbisë është mungesa e një opozite cilësore. Opozita e sotme nuk ka një lider, nuk ka një plan konkret për të ardhmen. Kjo opozitë që po tenton ta rrëzojë Vuçiç, po synon ta bëjë këtë me një nacionalizëm që Vuçiç e ka përsosur”, tha Kamberi.

(Kosova Sot Online )