UNESCO: Mbi 50 vende historike të Ukrainës janë dëmtuar

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 08:11
UNESCO: Mbi 50 vende historike të Ukrainës janë dëmtuar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Trashëgiminë Kulturore (UNESCO) thotë se të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muze të Ukrainës janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës.

UNESCO thekson se lista nuk është përfundimtare dhe ekspertët vazhdojnë të kontrollojnë raportet për dëme të tjera.Dëmet në 29 objekte fetare, 16 objekte historike, katër muze dhe katër monumente u verifikuan nga imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

Më shumë dhjetëra lokacione ndodhen në Kharkiv, një nga zonat më të prekura nga granatimet në Ukrainë.

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendeve apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

(Kosova Sot Online )