Vdes ish-ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, ishte duke u falur në xhami

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 08:30
Vdes ish-ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, ishte duke u falur në xhami

Ka vdekur ish- ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti. Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018.

Naim Memeti ka lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Memeti ka vdekur si pasojë e infarktit duke u falur në Xhami.

Varrimi i të ndjerrit do të bëhet të shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00.

(Kosova Sot Online )