Tentuan të kontrabandonin ari, kapen dy persona në Bërnjak

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 08:52
Tentuan të kontrabandonin ari, kapen dy persona në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kishin tentuar të kontrabandonin ari.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit atyre u është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i padeklaruar. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“PKK-Bërnjak 01.04.2022-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit nga njësitet policore të DHTN-së dhe njësia K-9, te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i pa deklaruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa malli i konfiskuar dhe automjeti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )