Çfarë po ndodh në frontet e luftës në Ukrainë, zhvillimet e fundit prej atje

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 08:57
Çfarë po ndodh në frontet e luftës në Ukrainë, zhvillimet e fundit prej atje

Instituti i Luftës ka dhënë një vlerësim të fundit lidhur me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke ripërsëritur se Moska tani është e përqendruar në lindje të Ukrainës. Këto janë disa prej gjetjeve kryesore të raportit të këtij instituti: Rusia ka rishikuar planin e saj ushtarak pas një muaji, ku dështoi të merrte nën kontroll Kievin dhe qytetet e tjera.

Pretendimi i Kremlinit se objektivi i tij kryesor gjithmonë ka qenë Ukraina lindore është i rremë dhe se me këtë pretendim po tenton të fshehë dështimin e pjesës së parë të fushatës ushtarake

Operacionet kryesore ruse tani janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, ku dëshiron të marrë të gjithë rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut

Rusia me gjasë do të marrë Mariupolin në ditët në vijim, por po vazhdon që të pësojë humbje

Ukraina ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në veriperëndim dhe lindje të Kievit, por Rusia ishte në gjendje që të tërhiqte me kohë forcat e dëmtuara në Bjellorusi.

(Kosova Sot Online )