Gjenden dy burra të vdekur, Policia nis hetimet

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 09:00
Gjenden dy burra të vdekur, Policia nis hetimet

Gjenden dy burra të vdekur, Policia nis hetimet. Dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit në vend. Njëri është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë, e tjetri në Bajqinë të Podujevës.Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Të dy rastet po hetohen.

“Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )