Bastiset një lokal në Gjakovë, arrestohen 11 persona dhe iu sekustrohen mijëra euro

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 09:44
Bastiset një lokal në Gjakovë, arrestohen 11 persona dhe iu sekustrohen mijëra euro

11 persona janë arrestuar mbrëmë pas një bastisje në një local, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policorë për 48 orë. Hetimet në vijimesi.

“Me datë 01.04.2022 rreth orës 19:00 , zyrtaret policor nga  Stacioni policor- Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se ne nje lokal ne Rr.”Kolë Lleshi” -Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, ka deklaruar Xhurkaj.

*Fotoja është ilustruese

(Kosova Sot Online)