Rrahman Jashari sot pret ta marrë mandatin e tretë në krye të SBASHK-ut

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 10:32
Rrahman Jashari sot pret ta marrë mandatin e tretë në krye të SBASHK-ut

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, do të garoj edhe për mandatin e tretë në krye të këtij organizimi.

Ai, ka konfirmuar se këtë synon ta bëjë në Kuvendin e 6 Zgjedhor të SBASHK-ut, që mbahet sot nga ora 12:00.

Për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend.

Në një moment madje e pati ftuar edhe kryeministrin aktual, Albin Kurti që të bëhet pjesë e SBASHK-ut.

Veçse kështu shefit të qeverisë i ishte përgjigjur në vlerësimin e këtij të fundit se, sikur në politikë, ndryshime duhet të bëhen edhe në organizimet sindikale.

“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, kishte deklaruar Jasharaj.

(Kosova Sot Online)