Në Prishtinë marshohet për personat me autizëm, merr pjesë edhe Vjosa Osmani e Përparim Rama

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 12:49
Në Prishtinë marshohet për personat me autizëm, merr pjesë edhe Vjosa Osmani e Përparim  Rama

Me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet” është marshuar në sheshin kryesor të Prishtinës për Ditën Botërore të Autizmit.

Këtij marshi, që për qëllim ka ngritjen e vetëdijes, i është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Marshi ka nisur nga “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë dhe për të folur për sfidat në të cilat hasin personat me autizëm është mbajtur edhe një konferencë ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri dha zotime për gjithëpërfshirje dhe përmirësim të kushteve për personat me autizëm.

(Kosova Sot Online)