
Kërveshi: Rruga në Pejë u ndërtua mbi eshtrat e mbushur me trupat e shqiptarëve

Mbetjet mortore dalin mbi sipërfaqe në Pejë, derisa rruga e sapo ndërtuar është mbi eshtrat e mbushur me trupat e shqiptarëve, organet kompetente në gjumë të thellë!
Avokati Kujtim Kërveshi ka shpërndarë një video, ku në “Tabje” të Pejës, ku është ndërtuar një rrugë e re kanë dalë në sipërfaqe eshtra të njerëzve.
“Këto kocka janë të njerëzve!
Ajo zonë në maje të Tabjeve të Pejës është treguar nga dëshmitar të luftës së dytë botërore se është e mbushur me trupat e shqiptarëve të vrarë atje.
Shokuese me e pa një rrugë të sapo ndërtuar mbi eshtrat që tani paskan dal në sipërfaqe e po dojnë me na kap për kambësh që dikush hec dhe punon aty dhe nuk i le përshtypje askujt!
Pastaj ankohemi për memorjen tonë kombëtare, pisllëk hesapi!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)