
Ambasadorët shkojnë në Merdar, Rohde thotë se Kosova e mbajti një premtim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel e kanë vizituar pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.
Rohde tha se vënë re bashkëpunim midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për t’ua mundësuar serbëve ta kalojnë kufirin pa vështirësi, pasi ata të organizuar kanë shkuar për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.
“E vizituam pikën kufitare në Merdar së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Butel. Pamë bashkëpunim të mirë: 4 korsi funksionale në të dyja anët. Dëgjoj se Kosova – siç është premtuar – ka shtuar personelin në pikat përkatëse kufitare për të mundësuar kalime të qeta kufitare, në mënyrë që votuesit me të drejtë vote të mund të cotojnë”, ka shkruar Rohde.
(Kosova Sot Online)