Grabitet dyqani i njohur në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 20:09
Grabitet dyqani i njohur në Prishtinë

Gjatë orës 2 të mëngjesit të së hënës, një grabitje ka ndodhur në marketin “N’Mollë” në qytetin e Prishtinës.

Personi i dyshuar u ka hedhur sprej syve dy personave tjerë që po kujdeseshin për sigurinë e objektit.

Shuma që ai ka vjedhur është rreth 800 Euro. Njësitet policore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe adresën e banimit të tij.

Gjatë kërkimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur rrobat me të cilat dyshohet se është kryer grabitja, mirëpo jo edhe i personi në fjalë.

(Kosova Sot Online)