Pulmologu kosovar tregon nëse Kosova rrezikohet nga ndonjë valë e re e Covid-19?

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 20:15
Pulmologu kosovar tregon nëse Kosova rrezikohet nga ndonjë valë e re e Covid-19?

Me rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ka rënë edhe interesimi për vaksinim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të kësaj vaksine. Por mjekët apelojnë te qytetarët për imunizim.

Pulmologu Skënder Bacaj, nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të Covid-19.

“Parashikimet janë që nuk do të ketë mirëpo kjo nuk do të thotë që ndoshta vitin e ardhshëm ose vitet e ardhshme nuk do të ketë ndonjë rikthim i virusit ashtu siç ka ndodh me virusin sezonal”, tha Bacaj.

Duhet të cekim se në vitin 1958 dhe 1969, brenda 10 vjetësh, kanë qenë dy pandemi të virusit sezonal edhe me vdekshmëri të lartë edhe me pasoja të tjera. Nuk humbet rëndësia as e gripit sezonal, as e Covid’it  në të ardhmen”, sqaroi ai.

(Kosova Sot Online)