Ambasadorja e Izraelit sot në Kosovë, takohet me kryekuvendarin Konjuca

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 10:55
Ambasadorja e Izraelit sot në Kosovë, takohet me kryekuvendarin Konjuca

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, do të vizitojë sot Prishtinën. Ziv do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën..

Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga zyra për komunikim e Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për takimin që do të mbahet në orën 14:00.

Izraeli ende s’ka hapur ambasadë në Republikën e Kosovës edhe pse tashmë mes dy shteteve janë vendosur raportet ndër-shtetërore pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Njohja e Izraelit kishte ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Pas njohjes Kosova ka dërguar ambasadoren në Jerusalem.

(Kosova Sot Online)