Kryetari Përparim Rama tregon çfarë pa në ambasadën amerikane

  • G.G /
  • 05 April 2022 - 13:05
Kryetari Përparim Rama tregon çfarë pa në ambasadën amerikane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javën e kaluar bëri një xhiro në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë. Në vizitën që lidhej edhe me profesionin e tij të arkitekturës, ai pa veçoritë e objektit, për të cilat tha se janë të vetmet në Kosovë.

“U mirëpritëm në vizitë nga ambasadori Amerikan, z. Jeff Hovenier në ndërtesën #LEEDGold të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe na u prezantuan disa nga veçoritë e teknologjisë inovative të ujit dhe energjisë efiçiente me të cilat funksionon kjo ndërtesë, e vetmja e kësaj natyre në Kosovë!”, ka shkruar Rama.

Edhe ambasada dje ka njoftuar për pritjen që i bëri Ramës.

“Javën e kaluar e mirëpritëm kryetarin e Prishtinës Përparim Rama për një xhiro në ambasadën e Prishtinës, që është ndërtesa e parë dhe e vetme në Kosovë e certifikuar si LEEDgold. Kryetari i Prishtinës, arkitekt prominent u informua për detaje të energjisë inovative dhe efiçiencës së ujit”, thuhet në njoftim.

Përveç ambasadorit Hovenier, Rama u prit edhe zëvendësshefi i Misionit, Nick Giacobbe.

(Kosova Sot Online)