Reporteri kosovar i luftës flet për Ukrainën: Rusia po vepron si në Çeçeni

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 20:14
Reporteri kosovar i luftës flet për Ukrainën: Rusia po vepron si në Çeçeni

Reporteri i luftës Sylejman Kllokoqi ka folur për luftën në Ukrainë. Thotë se strategjia e Rusisë është sulmi nga larg dhe shkatërrimi i gjithçka përfshirë vrasjen e civilëve.

 

“Është e njohur lufta që e bën Rusia dhe sllavët. Po të shikohet lufta në Ukrainë është një luftë që po bëhet me civilë se aty më së shumti po vdesin civilë. I keni parë ndërtesat e shkatërruara prandaj këtu trillim nuk ka”, thotë Kllokoqi.

Luftën kur e ka bo Rusia me Çeçeninë. E kemi situatën si në Grozny ku ka qenë vetëm një ndërtesë në këmbë. Se rusët e kanë taktikën gjuaj prej së largu dhe shkatërro sa më shumë dhe nuk kanë bërë zgjedhje se a është civilë a janë fëmijë apo se çka janë. Ajo është strategjia e tyre e luftës”, shtoi ai.

“Rusët gjuajnë prej së largu me propagandën e tyre kinse po sulmojnë objektet ushtarake. Shikoni Buchen çka ka ndodhur. Qyteti 90 për qind është i shkatërruar. Kjo është strategjia ruse që e bëjnë nga largësia, shkatërro, ndize tokën e pastaj hy prapa”, theksoi Kllokoqi.

(Kosova Sot Online)