Sipas Eliza Hoxhës presidentja Osmani ka këto tri karakteristika, përmend edhe dukjen

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 08:22
Sipas Eliza Hoxhës presidentja Osmani ka këto tri karakteristika, përmend edhe dukjen

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka renditur tri karakteristika që sipas saj u vërejtën te presidentja Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj njëvjeçar.

Hoxha thotë se karakteristikë e presidentes Osmani këtë vit ishte heshtja, manipulimi i presidentes me shifra për qytetarët që kërkojnë viza dhe kursimi i parasë publike që flet për mungesë aktiviteti e vizioni.

“Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!”, shkruan ajo tutje.

Postimi i saj i plotë:

Tri karakteristika të presidentes Osmani në 1 vit mandat:

?HESHTJA e Presidentes për temat kyçe në Kosovë, për çmimet, për energjinë, për kodin a për shaminë…

?MANIPULIMI i Presidentes  për  shifra të qytetarëve që po kërkojnë visa për ta lëshuar Kosovën

?KURSIMI i parasë publike si lavd e që si pasojë flet për mungesë aktiviteti e vizioni…

Ma shumë e kam dëgju duke fol për Ukrainën së fundi sesa tanë vitin për Kosovën.

Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!

(Kosova Sot Online)