I goditur nga sanksionet, Abramovich iu kërkon borxh miqve të pasur

  • G.G /
  • 06 April 2022 - 12:12
I goditur nga sanksionet, Abramovich iu kërkon borxh miqve të pasur

Mediat amerikane raportojnë se oligarku rus, Roman Abramovich, ka nisur të kërkojë para borxh te miqtë e tij të pasur për ta ndihmuar me pagesat e stafit të tij, pasi është goditur nga sanksionet e Britanisë dhe SHBA-së.

I akuzuar si një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, pronari i Chelsea raportohet të ketë kërkuar nga miqtë shuma të mëdha parash për të paguar stafin, i cili sipas zërave i kushton 600 mijë paund në javë.

Sipas “Page Six”, kërkesën për para borxh, Abramovich ia ka bërë regjisorit Brett Ratner dhe disa miqve të tjerë në Hollywood and Silicon Valley, si dhe familjes Rothschild.

Deri në këto momente, asnjë prej tyre nuk ka rënë dakord që t’i ofrojë oligarkut të goditur nga sanksionet paratë e kërkuara pasi i frikësohen dhe pasojave që ata mund të kenë nga ligji ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)