288 kompani ruse janë bartur në Serbi prej fillimit të luftës në Ukrainë

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 20:29
288 kompani ruse janë bartur në Serbi prej fillimit të luftës në Ukrainë

Në një muaj e gjysmë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Serbi janë hapur 288 kompani themeluesit ose pronarët e të cilave janë shtetas rusë. Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike mendon se ky është një shans për Serbinë dhe thekson se jo të gjitha kompanitë dhe biznesmenët rusë janë futur në listën e sanksioneve me vendim të Bashkimit Evropian. Gazetari i Danas, Mijat Lakicevic tha se ishte një lajm i mirë në dukje – investime të huaja dhe vende të reja pune, por shprehu dyshimin se për Serbinë, në planin afatgjatë dhe në kontekstin më të gjerë, mund të ketë më shumë dëm sesa mirë.

Air Serbia rriti numrin e nisjeve për në Moskë dhe përfitoi. Por më shumë se kaq, shumë udhëtarë që erdhën nga Rusia e izoluar qëndruan në Beograd dhe vendosën të hapin kompani këtu, pasi Serbia mbeti një nga vendet e pakta nga e cila është ende e mundur të bësh biznes me Rusinë dhe Perëndimin. Nuk kanë ardhur vetëm qytetarët rusë, thekson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

(Kosova Sot Online)