Kuvendi i Kosovës në orën 10:00 seancë, këto janë ngjarjet kryesore sot

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 08:05
Kuvendi i Kosovës në orën 10:00 seancë, këto janë ngjarjet kryesore sot

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 7 prill 2022:

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. (Objekti i Institutit, ora 8:30)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon tryezë diskutimi për rezultatet e Raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon ceremoninë e nënshkrimit të  Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me 16 Projekt – Propozimeve, konkretisht Ministri i MZHR-së Fikrim Damka do të realizojë nënshkrimin e  marrëveshjeve të mirëkuptimit me 16 Kryetar të  komunave Përfituese  nga Thirrja ‘’Programi për Zhvillim Rajonal’’ PZHR 2022. (Kabineti i ministrit Damka në objektin e Ish Rilindjes, ora 10:30)

– Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të vizitojnë ekipet mjekësore në Tendën në “Sheshin Zahir Pajaziti”, për të parë nga afër punën e tyre. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 12:00)

– Organizata YMCA në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin K10 dhe nën mbështetjën e UNFPA Kosovo në kuadër të shënimi të Ditës Botërore të Shëndetit do të organizoj aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për Higjienën Menstruale dhe promovimin e mbrojtjës së ambientit duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës. (Tek monumenti i Neë Born, ora 12:30)

– Kosovo 2.0 organizon diskutimin “1 vit me qeverinë Kurti: qysh po shkon?”. (Hapesira Hub 2.0, rruga Ferat Dragaj nr 25 – prapa Furres Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora 17:30).

(Kosova Sot Online)