Nuk ndalen rritjet e çmimeve, edhe çerdhet private shtrenjtojnë shërbimet

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 09:44
Nuk ndalen rritjet e çmimeve, edhe çerdhet private shtrenjtojnë shërbimet

Ngritjes së çmimeve në vendin tonë i janë bashkuar edhe disa nga çerdhet private. Ato tashmë e kanë ngritur çmimin e pagesës mujore të paktën për 10%. Këtë ngritje e ka konfirmuar edhe kryetarja e asociacionit të institucioneve parashkollore private.

Nga 100 euro sa ishte muajin e kaluar, tani prindërit duhet të paguajnë nga 110 euro për qëndrim ditor për fëmijët në çerdhet private. Ky është çmimi i njërës për çerdheve private në Prishtinë, derisa ngritje deri 10 për qind ka pothuajse në të gjitha çerdhet Ngritja e çmimeve konfirmohet edhe nga kryetarja e Asociacionit të institucioneve parashkollore private. Shkak është ngritja e çmimeve të përgjithshme në vend.

"Sa i përket çmimeve është treg i lirë dhe varësisht se sa kopshti ka qëndrueshmëri në treg, janë dy çështje: Të funksionon apo të ngritë çmimin apo të mbyllë veprimtarinë e të funksionuarit ... Është treg i lirë dhe çmimin e përcakton vet institucioni i cili funksionon”, thotë Gëzime Rexhepi Çollaku, kryetare e AIPP.

Në të kundërtën, janë dy rrugë. Ose mbyllje e çerdheve ose ngritje e çmimeve. Në këtë rast, drejtuesit në këtë sektor kërkojnë ndihmën e qeverisë.

Lidhur me ngritjen e çmimeve në disa çerdhe private në Prishtinë e kanë konfirmuar edhe disa prindër, të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës , mirëpo kanë thënë se edhe kjo ngritje e çmimit në çerdhet private po ua vështiron kosoton mujore Në tërë territorin e Kosovës sipas MASHT-së janë të licencuara 177 kopshte private që përfshijnë fëmijët nga mosha 0-6 vjeç. Aktualisht në këto kopshte janë të përfshirë rreth 7 mijë fëmijë.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, për RTK-në bëri të ditur se janë duke planifikuar shtimin e numrit të çerdheve publike. Sikurse ndërtimin e çerdhes "Xixëllonjat", në vlerë 400,000 Euro. Sipas tij, edhe Ministria e Arsimit do të ndërtojë një çerdhe në Qytetin e Prishtinës, ku komuna ka ndarë edhe parcelën tokësore. Ndryshe, në çerdhet publike nuk ka ngritje të çmimeve.

(Kosova Sot Online)