Ambasadori gjerman: Zhgënjyes votimi për Kryeprokuror të Shtetit dje në KPK

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 10:44
Ambasadori gjerman: Zhgënjyes votimi për Kryeprokuror të Shtetit dje në KPK

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur zhgënjyes procesin e djeshëm të votimit për Kryeprokuror të Shtetit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ambasadori Rhode ka ripostuar reagimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka quajtur votimin e Kryeprokurorit të Shtetit s’ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së.

“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.

Edhe Shefi i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, dje është shprehur i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një reagim në Tëitter, Szunyog ka shkruar se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor, por se kjo nuk ndodhi.

Dje, Këshilli Prokurorial i Kosovës KPK), ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja.

(Kosova Sot Online)