Bordi i AKP’së i emëruar nga Kurti i gëzon me tre zyre në Grand djemtë e Shefqet Krasniqit

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 20:14
Bordi i AKP’së i emëruar nga Kurti i gëzon me tre zyre në Grand djemtë e Shefqet Krasniqit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dy ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit, ka vendosur që “t’i gëzonte” djemtë e hoxhës, Shefqet Krasniqi, duke ua dhënë me qira 3 zyre në objektin e Hotelit Grand, në qendër të Prishtinës, me një shumë të qeras shumë të vogël.

Djemtë e imamit Shefqet Krasniqi kanë vendosur të jenë të pavarur nga babai, duke i hyrë biznesit.

Ata do të kenë edhe një hise në hotelin Grand. Jo si aksionarë, por si përfitues të disa lokaleve që ua dha shteti.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen sot ku diskutoi dhe mori vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Bordi gjithashtu aprovoi propozim për miratim të qiradhënieve direkte për qiramarrësin “Connection Media” sh.p.k për tre 3 zyre në Hotel Grand”, thuhet në njoftimin Bordit të AKP-së të datës 31 Mars 2022.

(Kosova Sot Online)