Hasani e quan KPK’në grup kriminal: Përzgjedhja e Isufajt, është jashtë çdo norme kushtetuese

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 20:20
Hasani e quan KPK’në grup kriminal: Përzgjedhja e Isufajt, është jashtë çdo norme kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka thënë se përzgjedhja e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike.

Hasani e ka cilësuar Këshillin Prokurorial të Kosovës si grup kriminal.

Për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i kam thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grup, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Është pikërisht ky grup që unë në vazhdimësi e kam cilësuar si grup kriminal. Veprimtaria e tyre është thirrur në transparencë dhe në publik e kanë bërë gjoja një paraqitje transparente të përzgjedhjes së kandidatëve

Është pikërisht ky grup që unë në vazhdimësi e kam cilësuar si grup kriminal. Veprimtaria e tyre është thirrur në transparencë dhe në publik e kanë bërë gjoja një paraqitje transparente të përzgjedhjes së kandidatëve, ndërkohë që ajo paraqitje shihet qartë që as rregullat e brendshme, të cilat vetë i kanë votuar, nuk i respektojnë. Këtu bëhet fjalë për cenim të çdo norme juridike”, tha Hasani ne Klan Kosova.

Ai konsideron se pati shkelje të shumta në përzgjedhjen e Blerim Isufajt.
“Shkeljet janë të ndryshme, fillimisht e kemi parë mënyrën se si i drejtohen atij që ia dhanë votën me 98 për qind, që është absurde dhe cenohet rregullorja e brendshme”, tha Hasani.

(Kosova Sot Online)