
A e dini si erdhi Jahjaga në krye të shtetit 11 vjet më parë?

11 vjet më parë, Atifete Jahjaga u bë gruaja e parë Presidente e Kosovës.
Ajo ishte zgjedhur presidente e vendit në rundin e parë, duke marrë 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Emri i ish-Presidentes Jahjaga, ishte konsensus mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Prapa këtij konsensusi, qëndronre ish-ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell.
Para se të bëhej presidente, Jahjaga ishte zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)