Një shtetas i Malit të Zi gjendet i vdekur në Ferizaj

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 10:34
Një shtetas i Malit të Zi gjendet i vdekur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Malit të Zi është gjetur i vdekur në Ferizaj dje.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete.

Rasti po hetohet nga policia.

“Ferizaj, 07.04.2022 – 16:37. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.