Arrestimet në Vërmicë nisin me “kokat” e Policisë së Shqipërisë në kufi

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 11:23
Arrestimet në Vërmicë nisin me “kokat” e Policisë së Shqipërisë në kufi

Media merr vesh nga burime se në aksionin që po zhvillohet në Vërmicë, deri tash janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Pikës Kufitare të Shqipërisë.

Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

Sipas burimeve të Express, atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(Kosova Sot Online)