Vela: Ish-ministrja Meliza-Haradinaj na ka hapur telashe me Turqinë, Katarin e shtetet tjera

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 13:20
Vela: Ish-ministrja Meliza-Haradinaj na ka hapur telashe me Turqinë, Katarin e shtetet tjera

Shefi i stafit të presidencës, Blerim Vela, në një intervistë  ka folur për njohjen-reciproke që është arritur mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosjen e ambasadës në Jerusalem, si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Vela ka thënë që pa ardhjes në Presidencë, kanë marrë vesh që ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dy ditë para se të vendoseshin raportet me Izraelin, ka pasur komunikime me Turqinë, Katarin dhe shtete të tjera dhe iu ka thënë të kundërtën e asaj që është vepruar dy ditë më pas.

Shefi i stafit të presidentes Osmani ka thënë se kjo gjë ka krijuar dëm të madh me shtetet në fjalë dhe se ka pasur shumë pakënaqësi nga vendimi që Qeveria e kaluar ka marrë.

“Ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e Washingtonit, pra ajo i ka përcaktuar pak a shumë konturat e përgjithshme, një njohja që është bërë mes Kosovës dhe Izraelit, dhe aty ku është marrë vendimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem, është marrë nga qeveria e kaluar, mesa kemi kuptuar në momentin e ardhjes në pushtet në zyrën e presidentes, ministrja e Punëve të Jashtme, dy ditë para se të themeloheshin raportet diplomatike, ka pasur komunikim me Turqinë dhe Katarin dhe shtete të tjera, ku ka premtuar të kundërtën e asaj që është bërë më vonë, dhe ka krijuar një dëm të madh në raportet me ato shtete, sepse janë rritur pritjet nga ato shtete se Kosova do të ketë një qëndrim tjetër. Pra nuk është luajtur një lojë e drejt dhe parimore me ato shtete, dhe pastaj ne kur kemi ardhë jemi ballafaquar me një situatë kur ka pasur pakënaqësi të mëdha për vendimin që ka marrë qeveria e kaluar, por natyrisht ne kemi qenë para faktit të kryer, ne nuk kemi mundur të marrim ndonjë vendim”, ka deklaruar Vela i pyetur nga Vllahiu se “Cilat janë vijat themelore të politikës së jashtme të Kosovës në raport me çështjen palestineze?”.

(Kosova Sot Online)